E Diel, 1 Nëntor 2026

Cikloni Mahasen godet Bangladeshin, shënohen viktimat e para (FOTO)

cikloni1Bangladesh- Cikloni Mahasen ka filluar kalimit në bregdetin jugor të Bangladeshit, teksa njerëzit ndodhen në strehimoret e evakuimit.

BBC-ja raporton se stuhia goditi rrethin Patuakhali të enjten me erëra deri në 100 km / h dhe është drejtuar për në portet e Chittagong dhe Bazar Cox.

Një person është raportuar i vdekur, thonë zyrtarët në Bangladesh.

Qindra e mijëra njerëz janë urdhëruar që të evakuohen zonat e ulëta në Bangladesh dhe Birmani.

Megjithatë, disa persona të zhvendosur në Birmani i kanë rezistuar thirrjeve për tu evakuuar në kampet e shtetit Rakhine.

cikloni2Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se 8.2 milion njerëz mund të jenë në rrezik nga Mahasen në Bangladesh, Birmani dhe në verilindje të Indisë.

Qendrat janë të mbushura me njerëz. Autoritetet e Bangladeshit kanë ngritur nivelin e rrezikut për shtatë nga 10 për zonat e ulëta përreth Chittagong dhe Bazar Cox.

Megjithatë, Shamsuddun Ahmed, zëvendës drejtor i Departamentit Meteorologjik të Bangladeshit, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ciklon nuk pritej të shkaktojë dëme serioze.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›