E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaria, ISHP: Infektimet nga udhëtimet jashtë vendit, 15 rastet nën kontroll

malarjaTiranë- Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Adrian Hoxha, ka deklaruar sot se prej dy vitesh është vënë re një shfaqje e sëmundjes së malaries në vendin tonë, ndërsa u shpreh se personat e prekur deri tani janë nën kontroll.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se nuk janë vënë re transmetime të sëmundjes, ndërsa shkak i përhapjes është bërë lëvizja e qytetarëve jashtë vendit.

Sipas tij, ISHP-ja ka gati një sërë masash për të luftuar këtë sëmundje, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e pushtetit vendor.

Të mëshojmë fort tek masat për të eleminuar problemin. Brenda këtij dy javëshi, brenda 30 majit do të bëjmë takime në të gjitha Bashkitë që kanë lidhje me zonën bregdetare. Po përpiqemi të bëjmë disa grupe të integruara, të cilët do të merren me kontrollin e ujit. Kemi bërë gjithçka dhe do të fillojmë me përcaktimin e zonave problematike,- tha ai

Sipas tij pushteti vendor duhet të bëjë më shumë punë, duke bërë pastrimin e mbeturinave, apo plazheve, ku fillojnë dhe shfaqen mushkonjat, të cilat shërbejnë për transferimin e sëmundjes.

Më tej përfaqësuseit e ISHP-së thanë se tani për tani është e pa mundur të ketë një dezinfektim ajror në zonat problematike, dhe kjo bëhet për të mbrojtur ekosistemin.

Janë bërë disa rregullime në ligj për të mos bërë diefektimin ajror. Për ruajtje ekosistemit duhet dezinfiktim 2 metra nga zona e prekur,- shprehen ata.

Hoxha tha se deri më tani janë evidentuar 15 raste me këtë sëmundje, duke thënë se dy raste janë nga Greqia, ndërkohë që shumica e rasteve vijnë nga persona që kanë udhëtuar në Guinenë Ekuatoriale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›