Gjyqi i Dritan Dajtit flet zevendeskryetari i KLD-se Elvis Cefa

Vazhdon zvarritja e procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajti, shkaqet janë po te njëjtat. Kjo situate e ka bërë nënkryetarin e KLD-së, të ndërhyje e të kërkojë që gjykata të zhbllokojë sa më shpejt procesin.
“Do te merren mas ndaj avokateve qe cojne ne dështimin e proceseve. Masat ne raste konstatimi te zvarritjes se procesit do te bazohen ne ligj ndaj te gjithë aktoreve ne këtë proces. Procesi ndaj Dritan Dajtit njihet si problematik. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë masat që i takojnë, por është i limituar. Çështja ndaj Dajtit i takon Gjykatës së Krimeve të Rënda, pra edhe zgjidhja i takon atij institucioni. I kemi kërkuar Dhomës së Avokatisë të marrë masa ndaj avokatëve që bllokojnë këtë proces gjyqësor”, u shpreh Cefa.
Zëvendëskryetari i KLD kërkon që të merret të gjithë masat ligjore që trupa gjyqësore te mos e çojë drejt dështimit këtë proces gjyqësor. Nuk është në këtë mendje kryetari i Gjykatës së krimeve të Rënda.
Ndërkohë, i pandehuri Dritan Dajti në çdo seancë gjyqësore, kërkon avokat dhe akuzon togat e zeza se janë ata që po zvarrisin me qëllim procesin gjyqësor ndaj tij.