"Cikloni" mberthen trafikantet fierake te klandestineve
Blerim Kore
Gjirokaster- Nje grup prej pese personash eshte arrestuar mengjesin e djeshem nga policia e Gjirokastres, ndersa perpiqeshin te kalonin ilegalisht per ne Greqi 51 emigrante. Operacioni i koduar "Ciklon" ka nisur rreth ores 23:30 te se shtunes, ne vendin e quajtur Qafa e Muzines dhe uniformat blu arriten te shoqeronin klandestinet se bashku me te dyshuarit si trafikante. Burime zyrtare thane se pese te arrestuarit jane nga qyteti i Fierit, kurse emigrantet jane mbledhur nga rrethet e Jugut te vendit, te cilet kishin paguar nga 700-800 euro per person.
Gjate aksionit jane kapur ne flagrance, Laurent Shehaj, 33 vjec, Agron Seati, 47 vjec, Bujar Seati 45 vjec, Qamil Fejzullai, 44 vjec dhe Clirim Pashaj, 44 vjec, te gjithe nga qarku i Fierit. "Tre te paret jane kapur ne flagrance ne vendin e quajtur Qafa e Muzines, nga Sektori i Luftes Kunder Krimit te Organizuar duke shoqeruar 51 klandestine ne drejtim te Greqise, ndersa dy te tjeret jane kapur ne bashkepunim me policine e Fierit", tha zedhenesi Gentian Mullai.
Mesohet se hetimi per te zbuluar kete grup trafikimi te qenieve njerezore, kishte nisur prej te pakten nje jave, ne bashkepunim me Prokurorine e Gjirokastres. "Ne kete menyre jane kryer pergjime dhe survejime te te dyshuarve, duke siguruar edhe prova te mjaftueshme per te bere te mundur dokumentimin ligjor te aktivitetit kriminal te pese te ndaluarve", tha nje zyrtar i policise vendore per gazeten. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se grupi e kishte qendren e veprimtarise se tij ne qytetin e Fierit, kurse grumbullimi i emigranteve behej nga qytetet e Vlores, Beratit, Durresit dhe Tepelenes, me stacion te fundit Gjirokastren.
"Klandestinet "rekrutoheshin" dhe me mjete te ndryshme i transportonin deri ne afersi te vijes se kufirit me Greqine", thane specialistet e policise pas operacionit. Pasi i grumbullonin, te dyshuarit realizonin kalimin per ne Greqi nga kufiri i gjelber, ne dy drejtime, afer fshatit Radat dhe Drite. Cdo emigrant paguante nga 700 deri ne 800 euro per te hyre ilegalisht dhe pa dokumente ne vendin fqinj. Klandestinet jane akomoduar ne nje ambient te vecante nga sektori i Antitrafikut dhe me pas jane marre ne pyetje per menyren se si ishin lidhur me te dyshuarit.
Trafikimi qe solli tragjedine e Butrintit
Tentativa per te trafikuar drejt Greqise 26 emigrante ne rruge ilegale, solli edhe tragjedine e Butrintit nje muaj me pare ne Sarande. Policia arrestoi kater te dyshuar si trafikante dhe shpalli ne kerkim dy te tjere, pasi gjate transportit me varke peshkimi ne liqenin e Butrintit, shkaktuan vdekjen e pese personave, dy nga viktimat nene e bije dhe tre te tjeret djem te moshes 17-27 vjec, nga Fieri dhe Berati. Edhe ky grup i dyshuar qe merrte nga 700-1000 euro per person, u identifikua me veprimtari ne qarkun e Fierit, ndersa emigrantet grumbulloheshin nga Shqiperia e mesme.
Policia: Ne dy jave trafikuan 97 klandestine
Grupi i pese trafikanteve te dyshuar te qenieve njerezore, sipas hetuesve ka nje aktivitet te ngjeshur ne kete zone. Burime zyrtare thane se nga pergjimet e kryera rezulton se vetem gjate dy javeve te fundit ky grup ka tentuar te kalonte per ne Greqi 96 emigrante klandestine. "Ne daten 31 tetor 2008, jane bllokuar dhe kthyer nga sherbimet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar 46 persona dhe me daten 15 tetor 2008, po nga keto sherbime policore jane bllokuar dhe kthyer 51 persona, kryesisht nga Shqiperia e Mesme", tha zedhenesi Mullai. Nga te dhenat qe disponon policia e Gjirokastres rezulton se brenda dy muajve te fundit, grupi ka realizuar kalimin e paligjshem per ne shtetin grek te qindra emigranteve, kundrejt fitimit 700 deri ne 800 euro per person. Burime nga grupi hetimor u shprehen se po kryejne kerkime te tjera per dokumentimin ligjor dhe kapjen e personave te dyshuar si pjesetare te ketij grupi kriminal.
B.K.
Te arrestuarit:
Laurent Shehaj, 33 vjec, Fier
Agron Seati, 47 vjec, Fier
Bujar Seati, 45 vjec, Fier
Qamil Fejzullai, 44 vjec, Fier
Clirim Pashaj, 44 vjec, Fier