E Shtunë, 31 Tetor 2026

I arrestuari tenton vetevrasjen

Sarande- I ndaluari i operacionit "Kunderpergjigjja e fundit" tenton te vetevritet duke plasur koken ne murin e qelise te paraburgimit ne Sarande. Nderhyrja e menjehershme e policise, ka bere te mundur parandalimin e ngjarjes, ndersa nuk u be publik emri i tij, por oficereve iu eshte dashur te nderhyjne ne kohe rekord, pasi mund te akuzoheshin edhe per keqtrajtim. Gjate marrjes ne pyetje, pese te arrestuarit me 286 kg kanabis Lazarati dhe arme automatike, kane mohuar akuzat duke u shprehur se nuk bejne pjese ne asnje grup trafikimi. "Ne jemi gjendur rastesisht me njeri-tjetrin kur na ka kapur policia dhe s'kemi dore ne kete trafik. Nuk e dime kush e ka futur drogen ne furgon", mesohet te jene deklaratat e dhena ne prani te avokateve te te dyshuarve. Burime zyrtare te policise thane se kane zbardhur edhe itinerarin e trafikut te narkotikut dhe vendi ku do te kalohej per ne token greke.

Gjate operacionit te koduar "Kunderpergjigjja e pare" u arrestuan Aleksander Draci, 29 vjec, Fetah Muhameti, 32 vjec, Arben Tahiraj, 42-vjec, Lavderim Tozo, 51-vjec dhe Gramoz Tahiraj, 42 vjec, te gjithe banues ne Delvine. Kurse ne cilesine e proves materiale jane bllokuar dy makina, automatike "Kallashnikov" dhe sasia e droges. Arben Tahiraj eshte kunderpergjigjur me arme ndaj policise ne aksion, por pa pasoja ne radhet e uniformave blu. Te peste te ndaluarit nuk e kane pranuar akuzen dhe dosja mesohet se diten e djeshme i ka kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane, pasi behet fjale per trafik nderkombetar narkotikesh. Te ndaluarit mbahen nen masa te rrepta sigurie, qe prej incidentit te mbremjes se shtune, kur nje prej tyre tentoi te plaste koken ne mur.

Droga ishte vendosur ne 11 canta te medha te gjitha me ngjyre te zeze, e paketuar dhe mbeshtjelle me leter celefoni, ndersa transportohej me nje furgon me targa te Delvines dhe shoqerohej nga nje tjeter autoveture "Benz". Burime zyrtare konfirmuan se sasia e narkotikut eshte marre ne Lazarat, kurse vendi i shkembimit ka qene SMT-ja, ose fshati Clirim i Delvines, shume prane kufirit. Droga eshte sjelle ne rruge te fshehta disa dite me pare ne Delvine nga nje grup, qe mendohet se jane banore te Lazaratit ne Gjirokaster. Dergesa eshte marre ne dore nga sarandjotet per t'u percjelle ne kufi. Efektive pjesemarres ne operacion thane se rrethuan vendin ku do te kalonin mjetet, me destinacion brezin kufitar. Sipas hetimeve te kryera rezulton se malli do te pritej nga nje grup trafikantesh greke dhe keto te dhena jane zbuluar fale pergjimeve te kryera.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›