Shendetesi, zgjerohet bashkepunimi me Maqedonine
Shqiperia do te zgjeroje bashkepunimin e saj ne fushen e shendetesise me vendin fqinj Maqedonine. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, zhvilloi nje vizite zyrtare dy ditore ne Republiken e Maqedonise, ku u diskutua ne zgjerimin e bashkepunimit mes dy vendeve ne sektorin e shendetesise. Aktualisht bashkepunimi ne fushen e shendetesise mes dy ministrive eshte i mbeshtetur ne marreveshjen e bashkepunimit te nenshkruar ne vitin 2001. Qellimi i kesaj vizite ishte marreveshja qe do te filloje te shtrihet edhe ne disa fusha te tjera, si ne sigurimin nderkufitar dhe transportimin e barnave, sektorin farmaceutik, mbrojtjen shendetesore. Gjithashtu, nje pike e rendesishme e marreveshjes ishte bashkepunimi ne trajtimin e pacienteve me dialize ne Struge dhe Diber te Maqedonise. Ministrja e Shendetesise, Godo, u shpreh e kenaqur nga bashkepunimi i deritanishem mes dy vendeve. "Bashkepunimi i deritanishem ka qene mjaft pozitiv, sidomos ne trajtimin e 20 pacienteve me hemodialize, kerkimin shkencor, shkembimin e eksperiencave, si edhe eshte ne interes te vecante qe ky bashkepunim te shtrihet edhe ne sfera te tjera. Presim qe Ministria e Shendetesise se Maqedonise te na ofroje ndihme per shkak te zhvillimit te saj me te larte ne fusha te caktuara", tha Godo. Nderkohe qe pala maqedonase ka kerkuar shtimin e numrit te studenteve nga ky vend ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane.