E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilat janë kufomat politike në PS sipas Fatos Nanos

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano tregon arsyet pse i dha fund armëpushimit të tij me vetveten, siç thotë, pasi në PS po goditeshin njerëz me kontribute siç është Arben Malaj. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, Nano e sheh të rëndësishme votën kundër klaneve, siç i cilëson ai, “masonike të Berishës apo Ramës”.Duke folur për mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve për zgjedhje dhe mungesës së debatit në këtë proces, Nano atakoi figura të rëndësishme në PS me një histori 20- vjeçare. Sipas tij, hartimi i listave në PS u bë përmes “teknologjisë të hiles së orës së fundit”, ndërsa “emrat me përvojë politike 20-vjeçare, që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko e Bashkim Fino e të tjerë, paradoksalisht sillen si kufoma politike që gëlltisin pilula të helmatisura, që do të kenë efekte shumë negative më 23 qershor, kur publiku dhe militantët do t’i nxjerrin si jashtëqitje”.

Duke krahasuar përzgjedhjen e listave për kandidatë gjatë kohës që ai drejtonte PS-në dhe tani, Nano shikon një ndryshim si “nata me ditën”, pasi ato nuk bëheshin të fshehta, ndërsa sot ato, për shkak edhe të sistemit zgjedhor të listave të mbyllura, janë atribut vetëm i kryetarit. Sipas Nanos, mungesa e konsultimit me bazën socialiste dhe strukturat e partisë do të japë efekte të dukshme në votat e 23 qershorit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›