Tadiç beson në arritjen e marrëveshjes

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka thënë se do të arrihet dakordimi për implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Ai po ashtu ka deklaruar se Kosova nuk është zemra e Serbisë.
“Besoj që në fund do të arrihet njëfarë marrëveshje, ndoshta disa politikanë dhe njerëz tw tjerë në veri do të kenë pozicione asimetrike, por besoj se gjërat do të rrjedhin, sepse shumica e qytetarëve të Serbisë dëshiron që kjo agoni të zgjidhet”, ka thënë Tadiç.
Sipas tij, ky pushtet këtë e ka kuptuar mirë dhe shumë mirë po e instrumentalizon këtë besim të popullit.
Ai ka shtuar se se mbetet e paqartë nëse BE-ja dhe vendet që vendosin aty do ta njohin atë si shkas të mjaftueshme që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE./Indeksonline./