E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilat janë programet e reja të sezonit të ri televiziv

Entela Resuli

Elona Demollari

Gara është e fortë këtë herë. Kush gjuan më shumë talente të reja. Top Channel tashme e ka filluar startin me talent shoun më të ri Vokali.  Në këtë talent shoë, kërkohet zëri, pavarësisht look-ut apo performancës artistike të gjithësecilit.Vokali është ai që bën diferencën. Gara ka filluar, dhe deri tani janë kryer audicione në Tiranë, Fier, Korçë. Audicionet do vijojnë në: Prizren 14 shtator, Gjakove 15 shtator, Pejë 16 shtator, Prishtinë 17 shtator dhe i fundit sërish në Tiranë 24 shtator. Pranë këtij televizioni ende nuk mund të thuhen emrat e trajnereve, por janë surprizë. Një gjë është e sigurt, të gjithe janë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare. Suksesi i këtyre programeve është provuar edhe në botë. Ky format promovon vetëm zërin ku talentet e rralla muzikore, po edhe ata që e njohin pjesërisht suksesin por karriera e tyre ka nevojë për një hop të ri për tu lançuar drejt suksesit të mëtejshëm… Ky është rasti më i mirë për të qenë pjesëmarrës.  The Voice of Albania,  mban firmën e Talpa International Productions i besohet me të drejta të plota televizionit Top Channel.

Trajneret…

Po kjo nuk është e vetmja. Një ndryshim shumë të madh përbëjnë ata që quhen Trajnerët e Vokalit. Ata janë figura me karrierë të realizuar si këngëtarë e performues të muzikës së lehtë. Qëllimi i tyre është që aftesitë e konkuruesve ti rrisin në një nivel më të lartë, por duke arritur dhe vetë një sukses personal. Ata perzgjedhin më të talentuarit në këngë për ekipet e tyre në audicione ku kjo arrihet e përcaktohet vetëm duke dëgjuar zërat – pa i parë, pa u njohur emrat, pa ditur asgjë për konkurentët.

Gara do të zgjasë 17 javë. Juria do të përbëhet nga katër emra dhe secili nga këta do të krijojë një skuadër të vetën të cilën do ta drejtojë deri në fund të spektaklit duke konkuruar në finale me më të mirin që ai ka përgatitur.

Pas audicioneve paraprake në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe Kosovës, The Voice Of Albania do të përcillet në një formë të veçatë. Këngëtarët e përzgjedhur do të këndojnë dhe nuk do të shihen nga trajneret e gjithë kjo për të mos ndikuar në gjykim. Nëse trajnerit i lë mbresa një zë, ai/ajo shtyp butonin që përzgjedh konkurrentin në skuadrën e tij. Në këtë çast, ai/ajo do të kthehet me fytyrë nga konkurrenti i zgjedhur. Nëse konkurrenti zgjidhet nga më shumë se një trajner, pushteti i kalon konkurrentit, i cili do të zgjedhë se me cilin prej tyre do të dojë të vazhdojë garën.

Ballë për ballë!

Më pas vijojnë raundet e betejave, ku konkurrentët do të vihen përballë njëri-tjetrit dy e nga dy, duke kënduar se bashku të njëjtën këngë përpara një publiku në studio. Pas përballjes së zërave, trajneri i tyre zgjedh se cili prej këngëtarëve do të vazhdojë garën. Në fazën e fundit, mbeten vetëm konkurrentët më të fortë të secilit trajner, por tashme performancat e tyre janë më artistike: ata performojnë në grup si shfaqja e ekipit të x trajneri, performojnë në duete, vetëm, hera herës bashkë me trajnerin e tyre, për të demostruar më të mirën e tyre, gjithmonë live në skenë, shoqëruar nga një orkestër.

 

 

Alketa Vejsiu sjell X Factor

 

Dihet tashmë që prezantuesja AlketA Vjesiu do të sjellë X Factor në Shqipëri. Mes konkurrimit të Top- Channel, Vizion Plus dhe Alketës në Klan, patentën e ka fituar Alketa.

Sipas disa burimeve, përfaqësuesit e Top Channel nuk kanë qenë fare në dijeni që patenta për këtë shoë kërkohej dhe nga televizione të tjerë shqiptarë. Janë paraqitur me idenë se do e kishin shumë të lehtë të fitonin të drejtën e realizimit, por kanë hasur në pengesa. Oferta e majme e Alketës dhe pranimi i të gjitha kushteve, ka bërë që ajo të ketë ekskluzivitetin e realizimit të këtij spektakli. Në thelb, nëse merr vesh detajet, X Factor dhe Voice of Albania nuk kanë ndonjë ndryshim të madh, madje janë thuajse e njëjta gjë. Dhe nga eksperienca, besojmë se do transmetohen madje në të njëjtën ditë. Veçse këtu duhet theksuar fakti që X Factor është disi më mbrapa me përgatitjet.

Zëra që qarkullojnë flasin që pjesë realizuese e spektaklit të Alketës është dhe Vera Grabocka, pasi dihet bashkëpunimi i fortë mes Alketës dhe Verës në të shkuarën.

Ky fakt, nuk vë në dyshim vazhdimin apo jo të spektaklit tjetër, atij të Dancing ëith the stars, i cili është zhvilluar në televizionin Vizion Plus. Pas publikimit të lajmit se X factor do vinte në Shqipëri nëpërmjet Alketës dhe do transmetohej në Tv Klan, në disa media u përfol se Alketakishndërruar mendje. Pra që reality shoë nuk do të zhvillohej në Tv Klan. Ky fakt nuk është i vërtetë, pasi  zhvillimi i shoë-t në Klan, është pjesë e kontratës.

Nëse për Voice of Albania, dimë detaje më shumë, për X Factor, Alketa nuk ka dashur të zbulojë shumë gjëra.

 

 

Çfarë është X Factor ?

X Factor është një talent shoë me origjinë nga Britania e Madhe. Është ideuar nga producenti diskografik, Simon Cowell, e lindur në gjurmët e shoë-t të suksesshëm të American Idol. Tashmë ky shoë është përhapur dhe në Europë, Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut. Titulli X factor i referohet dikujt të papërcaktuar që shërben për tu bërë një yll.

Talent shoë është një garë mes tre, apo më shumë udhëheqësve, të cilët janë në garë me njëri- tjetrin dhe që janë në krye të një kategorie këngëtarësh të ndarë kështu:

-          këngëtarë të moshës 16- 24 vjeç, në disa raste të ndarë në vajza dhe djem

-          grupe

-          këngëtarë të moshës mbi 25 vjeç.

Konkurimi zhvillohet nëpërmjet 4 fazave:

-          prova

-          seleksionimi i dytë

-          shkolla e këngës

-          performancë live

Adi Krasta sërish tek 100 milion dhe Albani në Top Show

Ashtu si në çdo sezon, televizonet bëjnë prurje të reja në programe po edhe në imazhe televizive. Kur të gjthë po mendonin se Adi Krasta kishte ikur nga Perandoria Top Channel pas lajmeve të fundit publikuar në gazeta, ai shfaqet sërish…. Reklama për rifillimin e emsionin 100 milion e sjell atë përsëri në ekranin e këtij televizioni. Nga ana tjetër u përfol se Alban Dudushi do të hiqte dorë nga Top Shoë dhe do të ishte prezantues në spektaklin e përjavëshëm E diell. Por, edhe ky shfaqet në një reklamë televizive për rikthimin e përnatëshëm të emsionit të tij tashmë prej shtatë vjetësh. Që Krasta dhe Albani do të jenë sërish në Top… kjo është pak, por e sigurt.


Vizion + shtëpia e Valbona Sel

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›