E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në jetën seksuale nocioni normal është i pa rëndësishëm

DR. ADEM HARXHI

Javën që kaloi, shkrojta për shqetësimet seksuale të fëmijëve dhe adoleshentëve. Sot do të shkruaj se si e përjetojnë të rriturit dilemën: A jam unë, seksualisht, normal?

TË RRITURIT i shqetëson ankthi për lojën seksuale dhe ata janë në merak për mënyrën si do të performojnë. Më poshtë do të përshkruaj vetëm pak skenarë, që tregojnë për influencën negative të këtij ankthi. Ju me siguri, jeni gjendur edhe në situata të tjera të ngjashme

1-Thuajse të gjithë njerëzit, kur bëjnë seks, përpiqen të mos bëjnë gabime. Ata ndjejnë një frikë të pakuptimtë, kur duhet ti lënë energjitë erotike ta drejtojnë ato aktin seksual. Frika se mos dështojnë seksualisht mpak energjitë e tyre seksuale. Të gjithë, përpara ose gjatë marrëdhënies seksuale i bëjnë vetes këto pyetje: A mos ndërmora një iniciativë të papërshtatshme?. A mos do të përçmohem nga partneri ose partnerja?. A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo këtë vajzë?. Dhe radha e këtyre pyetjeve vazhdon pambarim.

2-Shumë grave u duhet stimulim seksual ekstra, që të arrijnë klimaksin. Por vetëm fare pak gra e kërkojnë këtë stimulim nga partneri. Ato nuk e kërkojnë stimulimin e klitorit, sepse mendojnë që gratë e tjera, shoqe të tyre, nuk kanë nevojë për këtë stimulim. Por ka edhe më keq. Çdo grua që nuk e arrin orgasmën, ndjehet e turpëruar, e ofenduar dhe fajtore, edhe pse nuk ka asnjë faj. Imagjinoni një grua që dëshiron të qëndrojë mbi burrin gjatë lojës seksuale dhe ajo e fsheh këtë dëshirë. Pse?. Sepse ndruhet mos nuk është mirë ta kërkojë këtë dhe partneri do ta fajësojë, ndëshkojë dhe përbuzë.

3-Frika se mos tregohen jo normalë seksualisht, i shtyn njerëzit që ta përmbajnë veten dhe të mos e shprehin atë që ndjejnë e që është natyrale gjatë lojës seksuale. Kjo do të thotë ti ndalosh trupit zërin, nuhatjen, frymëmarrjen dhe lëvizjet e tij natyrale. Kjo frenon kënaqësinë dhe arritjen e orgasmës.

4-Frika i detyron njerëzit që gjatë marrëdhënies seksuale  të observojnë veten dhe të monitorojnë përgjigjen e partnerit ndaj veprimeve të tyre. Në vend që të gëzojnë trupat dhe ndjenjat e tyre, ata vlerësojnë mënyrën si aktrojnë. Ata shpjegojnë si bënë seks, në vend që flasin si u ndjenë me të. Kjo bën që seksi të mos jetë gëzim i perfeksionit të tyre human, por të bëhet një mundësi më shumë për dështim.

5-Frika i shtyn njerëzit të frenojnë eksplorimin seksual. Ata të shqetësuar pyesin veten: Çdo të ndodhë, po qe se kërkoj diçka që nuk është shoqërisht e aprovuar? Kjo i bën të ndjehen jo normalë dhe të vulnerabël. Ata mendojnë se do të përbuzen nga partneri, që është ofenduar prej kërkesës së tyre. Kur njerëzit mendojnë se seksualiteti i tyre do të konsiderohet jo normal nga partneri, atëherë, që të jenë të sigurtë, ata bëjnë  seks rutinë që përsëritet njësoj çdo herë, seks pa emocione.

6-Frika seksuale ka edhe shprehjen e saj sociale. Kjo, shprehet duke kundërshtuar edukimin seksual, duke kundërshtuar metodat e kontracepsionit dhe artin erotik. Kërkesa e fortë e vazhdueshme për të qenë normalë, sjell pikërisht anormalen kërkesën për tiu larguar seksualitetit, nga që kanë frikë prej tij.

Frika për seksualitetin në fëmijëri i shtyn fëmijët ta braktisin seksin. Frika për seksualiteti kur janë të rritur, i detyron ta mohojnë seksin në mjedisin ku jetojnë. Njerëzit, në çdo situatë përpiqen të evitojnë atë që kanë frikë.

 

 

VERSIONET KRYESORE TË PYETJES A JAM NORMAL?

Në blogun tim www.seksologu.com kam mbi 4000 pyetje. Ato mi kanë drejtuar njerëz të ndryshëm, kryesisht adoleshentë dhe universitarë. Prej tyre në funksion të këtij shkrimi zgjodha pyetjet e më poshtme, të cilat janë edhe më të shpeshtat:

1-    A janë normale fantazitë e mia ?

2-    A është penisi im normal?

3-    A janë ereksionet, testikujt, buzët e vaginës, gjinjtë e mi normale në formë, në dimensione dhe në ngjyrë.

4-    Më duket se nuk lubrifikohem, ose lubrifikohem shumë kur eksitohem. A jam unë normale?

5-    Ndryshe nga miqtë e mi, unë dëshiroj, ose nuk dëshiroj të shikoj video pornografike. A jam unë normal?

6-    Mua nuk më pëlqen seksi oral. A jam unë normal?

7-    Thumbat e gjinjve të mi janë të futura. A jam unë normale?

8-    Mua nuk më pëlqen, ose më pëlqen loja anale. A jam unë normal?

9-    Nuk më pëlqejnë puthjet me gojë të hapur. A jam unë normal?

10- Mua më pëlqen të bëj seks më shpesh se shoqja ime. A jam unë normale?

11- Mua më pëlqen të bëj dashuri, por orgasmat më të forta i kam kur masturboj . A jam normale?

12- Në të vërtetë më pëlqen të jem poshtë dhe të trajtohem pak ashpër gjatë seksit. A jam normale?

13- Kur isha në universitet, unë bëja seks rreth 4 ose 5 herë gjatë ditës. A jam normale?

14- Që të arrij në orgasmë unë dua që të më goditet klitori. A jam unë normale?

Këtyre pyetjeve unë u kam dhënë përgjigje në blog dhe në shkrimet e mia. Në kuadrin e këtij shkrimi është e mjaftueshme tu them të gjithëve:  Mos u shqetësoni!

Njerëzit, që janë të shqetësuar nga që mendojnë se nuk janë seksualisht normalë, janë kapur në një dilemë të dhimbshme. Ata që kanë frikë se nuk janë normalë, punojnë fort që të bëhen normalë dhe gjithmonë kërkojnë mënyra për tu bërë ndryshe. Shumë të tjerë që ndjejnë se janë normalë, jetojnë me frikën se mos e humbasin  statusin normal, sepse ata që e përcaktojnë këtë status, mund ti ndryshojnë rregullat në çdo kohë.

Mënyra e vetme për tiu shmangur ankthit, është të kuptoni se nocioni normal është i parëndësishëm. Merreni jetën nën kontrollin tuaj. Është e drejta juaj  ta pranoni seksualitetin tuaj në parametrat që ju vetë i vendosni dhe për ta bërë këtë ka disa mënyra:

  1. Vendosni vetë për vlerat tuaja seksuale, siç janë ndershmëria, përgjegjësia dhe respektimi i vullnetit të partnerit. Këto janë faktorët e brendshëm ku duhet ta mbështesni eksperiencën tuaj seksuale. Me fjalë të tjera: A ndjeheni ju mirë emocionalisht dhe fizikisht me jetën tuaj seksuale?. Kjo ka rëndësi. Çdo përcaktim tjetër social për normalen, mund të jetë i drejtë ose i gabuar. Rëndësi ka që ju të ndjeheni mirë dhe në çdo rast të diskutoni vlerat tuaja seksuale, me partnerin tuaj.
  2. Bëjini të njohura qëllimet tuaja seksuale. Të jeni gjithmonë vetia juaj. Zbuloni veten, intimitetin, mënyrën si jepni dhe si e ndani dashurinë dhe kënaqësinë. Kuptoni sa të fuqishëm ndjeheni kur merrni kënaqësinë seksuale nga trupi juaj. Sapo të keni njohur qëllimet tuaja seksuale, ju keni të drejtën të merrni pjesë në çdo aktivitet seksual, që bazohet në këto qëllime dhe përputhet me vlerat tuaja.
  3. Mbani mënd, kur fjala është për seksualitetin, në çfarëdo forme qofte ai,  ju duhet ti besoni zërit tuaj të brendshëm – intuitës dhe  ndjenjave tuaja. Ka gjithnjë një zë mbrojtës që del nga brenda.
  4. Thyejeni heshtjen. Kur ju flisni me shokë e shoqe mbi eksperiencën tuaj seksuale dhe për ndjenjat tuaja, ju fuqizoni veten dhe të tjerët. Kur ju e shtrembëroni eksperiencën dhe ndjenjat tuaja, ato do të jenë të izoluara dhe të heshtura.  Izolimi nga realiteti dhe prej atyre që u rrethojnë, bën që ju të zotëroheni nga ankthi: Jam apo nuk jam normal?.

 

DISA SITUATA SEKSUALE VËRTET NUK JANË NORMALE

Ja disa prej tyre:

1-    Sjelljet jo korrekte të partnerit. Kur partneri me sjelljet e tij ose të saj, gjithmonë, shikon gabime vetëm tek ju.

2-    Partneri ve në dyshim seksualitetin tuaj normal. Kjo bëhet më e rëndë kur partneri këmbëngul se në marrëdhëniet tuaja ka diçka që është gabim

3-    Partnerët akuzojnë njëri-tjetrin. Sharjet kurvë, homo, i ftohtë, e ftohtë, i mërzitshëm, Aisberg shumë të tjera si këto, janë të papranueshme. Kur partneri u ofendon në këtë mënyrë, kërkoni ta diskutoni shqetësimin, por kurrsesi mos lejoni që ai ose ajo të diskutojë lidhur me karakterin dhe

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›