Anjeza, e ftuar në Turqi
Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 18:17
Televizioni nacional turk “TRT- AVAZ” ka ftuar këngëtaren e mirënjohur shqiptare Anjeza Shahini në Turqi për një bashkëpunim, i cili do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim.
“Në bashkëpunim me moderatoren shqiptare Nertila Doka, unë jam ftuar nga TRT AVAZI për të marrë pjesë në emisionin veror, i cili shëtit çdo javë nëpër Turqi me artistë të ndryshëm. Kësaj here ky emision do t’u kushtohet qyteteve turistike Izmir dhe Cesme dhe po ashtu edhe karrierës sime”, tha ajo.