E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilesia e spitaleve ministri do te firmose per akreditimin Details Published on Wednesday 01 June 2011 1126 Written by brikena Hits 4

style=positionrelativez-index2>

Blerta Mrishaj

Vleresimi nga Keshilli i Akreditimit

Keshilli i Akreditimit merr ne shqyrtim dokumentacionin dhe rekomandon

- nese spitali apo institucioni nuk ka qene i akredituar ndonjehere ose i eshte hequr akreditimi i jepet

- statusi i akreditimit kur realizimi i standardeve gt80

- akreditim i pjesshem kur realizimi i standardeve gt70 dhe lt80

- te mos i jepet akreditimi kur realizimi i standardeve lt70

- nese spitali apo institucioni eshte i akredituar me pare

-i rijepet statusi i akreditimit

- i jepet akreditim i pjesshem

- i hiqet akreditimi

-pezullohet me kusht ose afat kohor

-i rijepet ose te vazhdoje akreditimi pas pezullimit

Certifikata

Institucioni shendetesor i akredituar pajiset nga QKCSA-ISH-ja me nje certifikate akreditimi te firmosur nga ministri dhe nje embleme te posacme te cilat vendosen ne institucion ne nje vend te dukshem per publikun

Brenda pak vitesh shqiptaret do te kene nje harte ku te orientohen me spitalet te cilat ofrojne sherbime cilesore te certifikuara sipas standardeve boterore. Te pakten deri ne 2013 cdo spital ne vend publik dhe privat duhet ti nenshtrohen testimit per cilesine e sherbimeve qe ofrojne. Pjese e testimit do te jene edhe laboratoret mjekesore duke i thene fund abuzimit per cilesine e garantuar qe shpesh reklamohet se kane. Ne Rregulloren e akreditimit pervec percaktimit te kritereve dhe menyres se realizimit nder te tjera thuhet se firmetari i fundit qe vendos per akreditimin ose jo te spitaleve do te jete vete Ministri i Shendetesise. Ne baze te dosjes te secilit institucion shendetesor vetem firma e kreut te shendetesise i jep atij certifikaten e akreditimit duke deshmuar keshtu proven e cilesise.

Rregullorja

Rregullorja ka hyre ne fuqi pas publikimit ne mes te muajit maj duke filluar zyrtarisht konsumin e afatit zyrtar per aplikimin e spitaleve per akreditim. Nderkohe qe sic percaktohet edhe ne rregullore akreditimi behet ne menyre te detyrueshme dhe periodike cdo 5 vjet. Pas perfundimit te kesaj periudhe institucioni duhet te aplikoje per riakreditimin perpara skadimit te afatit 5-vjecar. Ne te percaktohen rregullat per te arritur dhe permiresuar vazhdimisht standardet si dhe mbrojtjen e pacienteve konsumatoreve dhe qytetareve nga praktika e keqe mjekesore ajo e rrezikshme apo abuzive si dhe ti deshmoje atyre qe institucioni shendetesor eshte ne gjendje te ofroje cka duhet ashtu sic duhet dhe atehere kur duhet ne permbushje te nevojave dhe pritshmerise shendetesore te popullates.

Laboratoret

shte menduar qe pjese e akreditimit te jene edhe laboratoret mjekesore. Institucionet akredituese qe perfshihen ne procesin e akreditimit jane Ministria e Shendetesise QKCSA dhe keshilli i akreditimit. Ministri ne procesin e akreditimit ka te drejten e vendimmarrjes per akreditimin e institucionit shendetesor. Ministri pasi shqyrton rekomandimet e Keshillit te Akreditimit brenda nje afati 30 ditor vendos te jape akreditiminne disa raste te refuzoje pezulloje si dhe te heqe.

Keshilli i Akreditimit

Keshilli i Akreditimit KA te institucioneve shendetesore eshte organ keshillimor i Ministrit te Shendetesise qe perbehet nga nje perfaqesues i Ministrise se Shendetesise nje perfaqesues i QKCSA-ISH nje profesionist shendetesor me grade ose titull shkencor nje perfaqesues i ISKSH-se si dhe nje perfaqesues nga shoqatat e pacienteve. Ky keshill vlereson raportin e paraqitur nga vleresuesit e jashtem. Harton rekomandimin per ministrin bazuar ne raportin e vleresuesve te jashtem nder te tjera dergon te Ministri i Shendetesise rekomandimin lidhur me akreditimin.

Kerkesa per akreditim

do institucion ne zbatim te ligjit detyrohet qe te beje kerkese me shkrim per akreditim dhe te plotesoje formularin perkates model i cili i bashkelidhet vendimit prane QKCSA-ISH-se.

Vetevleresimi

Institucioni shendetesor pas aplikimit prane QKCSA-ISH-se me ane te nje grupi te brendshem pune vlereson vetveten perkundrejt standardeve te akreditimit si dhe identifikon arritjet dhe mangesite si dhe drejtimet apo fushat per permiresim te metejshem. Kohezgjatja e vetevleresimit dhe e vete permiresimit deri ne kerkesen nga ana e tyre nuk duhet te kaloje 2 dy vjet.

Vleresimi i jashtem

Institucioni Shendetesor ISH pasi ka mbaruar proceduren e vetevleresimit aplikon per vleresimin e jashtem. QKCSA-ISH-ja planifikon daten e vleresimit dhe brenda 2 javeve ia komunikon ISH-se. Vleresimi i jashtem akreditues kryhet ne datat e paracaktuara nga QKCSA-ISH-ja dhe institucioni shendetesor nga ana e grupit te vleresuesve te jashtem te QKCSA-ISH-se. Drejtoria e institucionit shendetesor njofton personelin e saj per vleresimin e jashtem akreditues dhe qellimet e tij dhe eshte e detyruar te vere ne dispozicion te ekipit dokumentacionin mjediset dhe mjetet e nevojshme si dhe lejen me shkrim per akses ne cdo hallke per te takuar dhe bere vleresime me personelin pacientet etj. Institucioni duhet ti ofroje ekipit kushte optimale pune pavaresi mbrojtje dhe mbeshtetje nga cdo ndikim.

Vendimi per akreditim

Ministri i Shendetesise bazuar ne rekomandimin e Keshillit te Akreditimit merr vendimin per akreditimin e institucionit shendetesor sipas nenit 5 te kesaj rregulloreje brenda nje afati 30-ditor do te jete QKCSA-ISH-ja e cila do te publikoje dhe perditesoje listen e institucioneve shendetesore te akredituara.

Riaplikimi per akreditim

Ne rastet kur institucionit nuk i eshte dhene akreditimi ose i eshte hequr apo pezulluar atehere institucioni mund te riaplikoje por jo me perpara se 6 muaj nga data e ketij vendimi. Nderkohe qe akreditimi do te mbikeqyret te pakten nje here ne vit nga QKCSA-ja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›