Mungojne avokatet shtyhet gjyqi i Gerdecit

Mungesa e avokateve ka qene serisht shkaku i shtyrjes se seances gjyqesore te tragjedise se Gerdecit ne gjykaten e Tiranes edhe diten e merkure. Apeli i bere nga kryesusi i trupit gjykues Ritvan Hado ka nxjerre ne pah qe 8 avokatet e te pandehurve nuk ishin prezent duke sjelle edhe vendimin e shtyrjes se seances per diten e premte. E tashme duket se ndryshimi i mases se sigurise per kater te arrestuarit nga arrest ne burg ne arrest shtepie ka bere qe avokatet te neglizhojne kete gjyq duke bere edhe mungesa. Nderkohe qe here pas here trupi gjykues i kesaj ceshtjeje ka kerkuar ndihme nga dhoma kombetare e avokatise si dhe ministria e drejtesise per mungesen e avokateve. Ndersa pritet qe diten e premte ne seaNcen e rradhes te jete deshmia e ish-shefit te shtabit te pergjithshem Luan Hoxhes deshmi qe cilesohej si nje nga deshmite kryesore per procesin e tragjedise se 15 marsit te 2008.