Berisha vizita ne destinacionet e trashegimise kulturore me e lire per femijet studentet dhe nxenesit
Keshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa e ndryshime ne vendimin Per vendosjen e cmimeve te reduktuara te biletave te muzeve publike per kategori te caktuara shoqerore. Keto ndryshime vendosin diferencimin e tarifimit te biletes per te miturit ne moshen deri 8 vjec si dhe tarifimi i reduktuar per studentet dhe nxenesit qe vizitojne destinacionet e trashegimise kulturore muzete parqet arkeologjike monumentet e kultures. Ndarja e tarifimit per kategori te caktuara shoqerore ne resurset kulturore te vendit synon te rrise frekuentimin e destinacioneve te trashegimise sone kulturore vecanerisht gjate sezonit turistik. Kjo mase i vjen gjithashtu ne ndihme studenteve dhe nxenesve jo vetem per njohjen e trashegimise sone kulturore por edhe ne funksion te programeve te ndryshme parauniversitare dhe pasuniversitare te tyre.