Cilesia e ushqimeve ndeshkohen 8 subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar 8 subjekte në tregun ushqimor të lagjes së Kombinatit, në kryeqytet.
Burime pranë AKU-t bëjnë të ditur se janë bllokuar aktivitetet e 8 dyqaneve ushqimore që tregtonin jashtë kushteve higjieno-sanitare.
Burimet shtojnë se ndëshkimi në fjalë bëhet në kuadër të një operacioni të gjerë kontrolli të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mbi cilësinë e ushqimeve që tregtohen.