E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina godet motorin 2 te plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku një automjet me targa Tirane është përplasur me një motocikletë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave nga impakti kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Hasan dhe Suzana Daka, të cilët po udhëtonin në motocikletë.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit, 24-vjecari nga Tirana Elmaz Koci, është shoqëruar në komisariatin e policisë nga uniformat blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›