E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cili është bilanci i luftës në Irak?

17-12-2011 / Gazeta 55

Pyetje-përgjigjet e “La Stampa”-s

Deri në fund të dhjetorit trupat e fundit amerikane do të kthehen në shtëpi. Lufta në Irak, pas gati nëntë vjetësh, po mbaron duke hyrë kështu në histori. Kur filloi “Operacioni Liria në Irak”?   
- Më 20 mars të vitit 2003 me bombardimin e kryeqytetit të Bagdadit dhe pushtimin e njëkohësishëm të trupave të SHBA-së nën udhëheqjen e George Bush dhe të Britanisë nën udhëheqjen e Tony Blair dhe të vendeve të tjera.   
Sa kushtoi në jetë dhe të holla?   
- Vetëm për palën  amerikane ushtarët e vrarë ishin rreth 4500, të plagosurit dhjetëra mijëra dhe të plagosurit rëndë mbi 500. Gjithsej ushtarët e koalicionit të vrarë janë mbi 4800. Së bashku me amerikanët, numërohen 179 britanikë, 33 italianë, 30 polakë, 21 australianë, 18 ukrainas, 13 bullgarë, 11 spanjollë  dhe 41 të 16 kombësive të tjera. Në mesin e irakianëve, vlerësimet shkojnë 110-150 000 që kanë rënë për veprimet e dhunshme. Janë shpenzuar 800 miliardë dollarë.
Pse Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur ndërhyrjen e armatosur?
- Të dy qeveritë kishin arritur në përfundimin se Iraku mund të përdorte kundër interesave të vendeve të tyre dhe aleatëve të Lindjes së Mesme në rajonin meridional "armët e shkatërrimit në masë" që agjencitë e shërbimeve sekrete perëndimore besonin se ishin në arsenalin e Sadamit, diktator prej 24 vjetësh.   
Kush e autorizoi luftën?   
 - Në vitin 2002, Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi Rezolutën 1441 që i bëri thirrje Irakut të bashkëpunonte duke i lejuar inspektorët e Agjencisë Nukleare të verifikonin që Sadami nuk posedonte WMD (Armë të Shkatërrimit në Masë). Duke i referuar OKB-së sjelljen e Sadamit, shefi inspektor, Hans Blix, tha se bashkëpunimi ishte "aktiv", por jo "pa kushte" dhe jo "të menjëhershme." Pra, nuk ishte i kënaqshëm.
Ka pasur armë apo jo?   
- Nuk ka pasur. Pas pushtimit të vendit, kërkimet për armët e shkatërrimit në masë rezultuan të padobishme.
Eliminimi i armëve të shkatërrimit në masë ishte motivimi i vetëm i Luftës?   
- Brenda qeverisë amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm bindja se Sadami mbështeste  al-Kaedën, por nuk u vërtetua një aleancë e vërtetë. E vërtetë ishte se Sadami i paguante 25.000 $ familjeve palestineze të sulmeve vetëvrasëse dhe kishte bërë masakra të civilëve në mesin e kurdëve dhe shi’itëve. Arsye këto që detyruan Bushin të lante hesapet me të.
Atëherë, ka pasur edhe arsye ideologjike?   
- Neoconët ofruan një bazë teorike, se presidenti bëri Doktrinën e tij Bush, për "përhapjen e demokracisë" si një objektiv strategjik për sigurinë globale. Pranvera arabe, sipas shumë historianëve, rrjedh nga kjo arsye.   
Kush e autorizoi ndërhyrjen ushtarake?   
- Më 11 tetor 2002, Senati i SHBA-së votoi me një shumicë dërrmuese bipartizane  Rezolutën e Përbashkët që autorizonte komandantin suprem të përdorte forcat e armatosura kundër Irakut. Më 5 shkurt të vitit 2003, sekretari i shtetit amerikan, Kolin Pauell, paraqiti në Këshillin e Sigurisë provat e planit të supozuar për armët e shkatërrimit në  masë nga ana e Sadamit. Menjëherë pas kësaj, mori formë operacioni "Tronditje dhe Frikë" " pasojat e rënda" të votuara nga OKB-ja dhe të zbatuara nga SHBA-ja dhe aleatët, duke munguar një ratifikimin përfundimtar i Këshillit të Sigurimit që angazhohen të gjithë anëtarët.   
Kush ishin aleatët e Bushit?   
- Edhe pse ai u akuzua se kishte vepruar " në mënyrë të njëanshme," koalicioni i vullnetarëve numëronte rreth tridhjetë kombe, prej të cilave 23 kishin të paktën një ushtar të vdekur.   
Sa ushtarë dolën në fushë në fazën e parë të pushtimit?   
- SHBA kishte 248.000 ushtarë, britanikët 45.000, australianët 2000 dhe polakët pothuajse 200. Trupat e milicisë kurde kishin 70.000 efektivë.    .
Si ishte konflikti në planin ushtarak?   
- I luhatshëm. Bagdadi ra menjëherë, më 9 prill të vitit 2003 dhe më 1 maj Bushi bëri shfaqjen fatkeqe me nga pas posterin "Misioni u realizua" mbi anijen USS Abraham Lincoln. Sadami u zu si miu në vrimë me operacionin “Agimi i kuq” më 13 dhjetor, u proçesua dhe u ekzekutua një vit më vonë. Më pas, ishte reagimi i brendshëm: sunitët besnikë të Sadamit, të dëbuar nga pushteti, shiitët ultra të Al Sadrit dhe Al-Kaedës në Irak të udhëhequr nga Abu Musab al-Zarqawi (i eliminuar në qershor të vitit 2006) shkaktuan atentate dhe sulme kundër trupave (Falluxha faqja më e zezë).   
Si u zgjidh konflikti?    
- Bushi shkarkoi nga Pentagoni Rumsfeld-in dhe e zëvendësoi me Robert Gates (që më pas Obama e konfirmoi) dhe i dha pushtet të plotë dhe 30.000 ushtarë David Petraeus-it, i cili bëri të mundur kundër-kryengritjen fitimtare.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›