E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja e Edi Ramës me korrupsionin milionadollarësh të vëllezërve Crespi dhe të fshehtat e kontratës së tyre në 2011-n

17-12-2011 / Gazeta 55

Për Edi Ramën s’kanë të kryer shqetësimet, edhe ato që s’lidhen me jetën politike, apo dhe atë private. Dy miq, shokë dhe bashkëpunëtorë të tij prej disa vitesh, përfunduan në pranga. Skandal i rëndë është konsideruar në Itali falimentimi i kompanisë së Komunikimit HDC Holding, së cilës i janë zhvatur më shumë se 100 milionë euro nga dy drejtuesit e saj, vëllezërit Luigi dhe Ambroggio Crespi, të cilët në zgjedhjet lokale të 8 majit, ishin orientuesit kryesorë politikë të kryesocialistit Rama, i cili garoi për mandatin e katërt në Bashkinë e Tiranës. Në dënimin e dhënë dy ditë më parë, me 11 vite burg për dy vëllezërit këshilltarë të Edi Ramës, drejtësia italiane arsyeton se prej vitit 2004-ër, Luigi Crespi ka marrë dënimin nga Gjykata e Milanos për korrupsion, pasi ka çuar në falimentim kompaninë HDC Holding, ndërsa për vite me radhë i është shmangur transparencës financiare pranë autoriteteve përkatëse në Milano dhe më gjerë. 40 milionë euro është dëmi që dy vëllezërit Crespi i kanë shkaktuar kompanisë në vitin 2004, ndërsa përgjatë viteve më pas, ky dëm pasuror ka shkuar në 100 milionë euro. Mjafton ky moment për shtruar gjerësisht çështjen duke filluar nga bashkëpunimi i Ramës me Luigi Crespi, rrugët që çuan në falimentimin e kompanisë së Komunikimit dhe mbi të gjitha skema e zgjedhur për fshehjen apo “konfiskimin” e 40 – 100 milionë eurot nga falimentimi i HDC Holding. Vlen të ngrihen pyetjet e duhura se si grupi parlamentar socialist pranoi të pajtonte si kompani konsulence një kompani thuajse të falimentuar që në 2004-ën? Si i bindi Edi Rama deputetët dhe kryesinë socialiste për dy sekserët italianë, të cilët në rastin më të mirë, në të gjithë Italinë njihen si super mashtrues të sondazheve dhe persona evazivë me ligjet e shtetit. Dritë hije të zakonshme, apo edhe jo, 100 milionë eurot e humbura nga HDC mund të kenë rënë pre e marrëveshjeve të ndërsjella financiare dhe politike mes konsulentëve italianë dhe kryesocialistit Edi Rama. Kujtojmë që, konsulentët e fushatës kanë qenë një përzgjedhje personale e tij, pavarësisht replikave të kryesisë dhe grupit parlamentar. Pastrimi i parave mund të ketë qenë destinacioni më i mundshëm, përsa kohë dy vëllezërit Crespi, kanë patur garancitë maksimale nga kryesocialisti dhe sigurisht s’mund të mbetet pas sigurimi i shumave të majme të përfituara padrejtësisht falë falimentimit të HDC Holding. Gjykata e Milanos dënoi dy ditë më parë me burg dy vëllezërit Luigi dhe Ambroggio Crespi, për korrupsion dhe mashtrime sondazhesh. Luigi, mik i ngushtë i Edi Rames, ka qenë në krye të Kompanisë HCD Holding, që ka drejtuar sondazhet në fushatën elektorale të 8 majit në Tiranë. 7 vjet burg dhe largim të përhershëm nga postet publike i janë dhënë nga Gjykata e Milanos, Luigi Crespit, ndërkohë që vëllai i tij dënohet me katër vjet burg. Crespi ka marrë dënimin nga Gjykata e Milanos për korrupsion, duke çuar në falimentim kompaninë HDC Holding. Mashtrimet dhe korrupsioni ku ata e zhytën kompaninë HCD Hollding, i çuan të dy bashkëpunëtorët e Ramës pas hekurave të burgut. Gjithashtu në listën e të dënuarve për shkatërrim të kompanisë dhe korrupsion përfshihet edhe gruaja e Crespit, në krye të Datamonitor të kompanisë, e cila disa muaj më parë në konflikt interesi mashtroi me sondazhet për kryebashkiakun e Romës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›