Cili personazh vip është më i besueshmi në botë?

Lexuesit e Reader’s Digest, kane zgjedhur personazhin vip i cili pas 30 vitesh karriere ka ditur te ruaje një imazh te pastër për veten. Sigurisht qe ai është edhe me i besuari për ta.
Sipas një sondazhi te realizuar nga Reader’s Digest është Tom Hanks ai qe është zgjedhur si personazhi vip me i besueshëm nga publiku. Ne moshën 56 vjeçare dhe për tridhjetë vite karriere ai ka ditur te mbaje një sjellje te njëjtë dhe një imazh te pastër për veten.
Ai ndiqet me pas nga Sandra Bullock dhe Danzel Washington-i. Meryl Streep-i ndodhet ne vendin e katërt, me pas vjen poetesha Maya Angelou dhe regjisori amerikan Stiven Spielberg.
Bill Gates dhe gruaja e tij janë gjithashtu ne top 10-teshe. Bosi i Microsoft-it renditet ne vendin e shtate ndërsa gruaja Melinda ne vendin e nëntë. Ndërmjet tyre renditet ylli i televizionit Alex Trebek dhe ne fund te listës Julia Roberts./Indeksonline/