E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi e tradhtoi Joanën?

Anaidi shkon në dhomën e gjumit, ku është duke diskutuar Elona dhe Rikja dhe ndërsa shkëmben disa biseda e hedh batuta me vajzat, i vjen në mendje një ide.

Ai ka vënë re që Joana ka shkuar në dhomën e gjumit bashkë me Viganin dhe Edberin pas darkës së përgatitur nga Vëllai i Madh dhe vendos që ta bëjë të ndihet xheloze, duke menduar se edhe ajo vazhdon të qëndrojë ende me djemtë enkas për ta bërë atë të ndihet keq.

Ai i kërkon Elonës që të shkojë bashkë me të përqafuar në dhomën e gjumit ku ndodhet Jona, por Elona nuk pranon. Anaidi i lutet që ajo ta bëjë këtë gjë dhe Elona vendos të shkojë. Ata hyjnë në dhomë dhe pasi i shikojnë ata të shtrirë në krevat, dalin sërish pa folur.

Të dy dalin duke qeshur me njëri-tjetrin, pasi ndihen mirë nga reagimi i Joanës, e cila duket se ndihet keq nga ky veprim.

Pasi largohen ata, ajo e diskuton me djemtë këtë gjest, duke thënë se ata me këtë veprim kanë bërë të duket si tradhti qëndrimi i Joanës shtrirë në të njëjtin krevat me Edberin. Ndërsa djemtë e komentojnë gjestin duke qeshur me njëri-tjetrin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›