Çipa: Në qeverisjen e Goros është 3-fishuar vlera e tokës në Himarë

Analisti Aleksandër Çipa deklaroi në ‘3D nga Alban Dudushi’ se gjatë qeverisjes së z. Gjergji Goro në Himarë është 3-fishuar vlera e tokës në Himarë.
“Të gjithë treguesit që na vijnë nga shërbimet imobiliare dëshmojnë këtë që është 3-fishuar. Tendencë në rritje është shumë më e madhe se në çdo territor tjetër në hapësirën administrative të Shqipërisë”.
Në Himarë, vazhdon Çipa, mundësia për të qenë më afër detit është më e madhe se sa në territoret e tjera sepse Durrësi dhe Shëngjini janë ezauruar dhe nuk ka më.
“Banorët janë lodhur duke ndjekur kalvarin e gjyqeve në këto 33 vite . administrata hipotekore dhe kadastrale në Shqipëri gjithmonë është thënë ta çojmë në Himarë sepse është parë herë pas herë si lokalitet më vete. Por qasjet politike , përmes rasteve të Himarës, e infektojnë qasjen politike midis popullsisë shqiptare dhe asaj greke” u shpreh ai.
/rtsh.al/