Arrestimet në PS, Koçi: Kanë hyrë ca në burg, jo kot

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit, në RTSH 1 se arrestimet në radhët e së majtës dhe qeverisë nuk kanë ndodhur rastësisht.
Duke folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, Koçi theksoi se është përhapur një kulturë e atillë e korrupsionit për t’u pasuruar me shpejtësi dhe nuk jep llogari ndaj drejtësisë.
“Kanë hyrë ca në burg, sigurisht jo kot, por për arsye provash. Unë mendoj se problemi nuk është i një partie politike, por këtu ka një trashëgimi të një kulture të caktuar, ku më parë nuk ka pasur kulturë të llogaridhënies ndaj drejtësisë.
Kjo shpeshherë i ka bërë njerëzit më të shkujdesur në administrimin e gjërave dhe patjetër është kultura tjetër e korrupsionit; sipas së cilës: hajde bëjmë ca punë por edhe mbushim xhepin tonë.
Por edhe kjo është një gjë që nuk ka adresë politike”, u shpreh Koçi.
/rtsh.al/