E Martë, 3 Nëntor 2026

Koçi: Arrestimi i Goros, punë vetëm e SPAK

Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura se arrestimi i ish-kryetarit të bashkisë Gjergji Goro është një qokë për Greqinë.

Sipas deputetit socialist, kjo nuk është “dhuratë” për pavarësinë e Greqisë por pas kësaj është vetëm SPAK.

“Kjo nuk është qokë për pavarësinë e Greqisë por pas kësaj është vetëm SPAK. Unë besoj që nuk është vetëm z. Beleri si kallëzues për z. Goro por ka dhe persona të tjerë që janë prekur nga çështja e tjetërsimit të pronave” u shpreh ai.

Në këtë kontekst, Koçi theksoi se, “SPAK është i pavarur edhe nga qeveria shqiptare por edhe nga ajo greke, sigurisht.  Ndaj Partia Socialiste dhe gjithë shoqëria jonë duhet të nderohet që kemi bërë një reformë në drejtësi e cila ka prodhuar strukturë drejtësie që nuk i frikësohet asnjë pushteti politik”.  

Për deputetin e mazhorancës është shumë i rëndësishëm sistemi dhe jo emrat e përveçëm.

“Në një aspekt më afatgjate kjo është më e rëndësishme se sa dhimbja që tregojmë ne për persona të njohur, koleg apo bashkëpunëtorë të PS-së kanë përfunduar në bankon e drejtësisë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›