E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cipi: Licaj iku per rezultate te dobeta

Pas akuzave te trajnerit te larguar, reagon klubi Flamurtari. "Ishin rezultatet e dobeta ato qe shkarkuan trajnerin Licaj." I menjehershem ishte reagimi i sekretarit te Flamurtarit, Geri Cipi, i cili nuk pranoi akuzat e ngritura. "Humbja me Partizanin dhe me Apolonine" - shpjegoi ai - "na detyruan qe te merrnim kete vendim. Fitorja me Tiranen nuk ka pasur vlere, sepse Flamurtari eshte mundur nga Apolonia dhe nga Partizani, dy ekipet e fundit ne klasifikim. Jemi ne pozita te veshtira. Nuk mund te pranonim nje situate te tille dhe natyrisht erdhi edhe ndryshimi, per te bere tashme te mundur arritjen e objektivave. Secili mund te pretendoje cfare te doje dhe te thote ate qe mendon. Humbja ne shtepi me Apolonine ishte momenti i fundit pas nje sere problemesh te tjera tek Flamurtari. Dy humbje, te cilat e larguan Flamurtarit nga vendet e kreut dhe ndaj dy ekipeve qe renditen me poshte se Flamurtari, ne renditje jane konsideruar te patolerueshme. Ne krye eshte vendosur nje trajner qe e njeh mire Flamurtarin. Duke nisur me ndeshjen e radhes, ndaj Teutes do te synojme me te miren tone. Nuk dua te zgjatem me shume me trajnerin e larguar, sepse koha do te tregoje gjithcka. Ne kemi per qellim qe t'i sherbejme Flamurtarit," perfundoi Geri Cipi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›