E Martë, 3 Nëntor 2026

Çiraku që u bë këpucar – Historia e Fatmir Zeqirit, 67 vjeçarit nga Vlora

Nëse nuk rrjedh do pikojë. Këto fjala të thënë nga ky këpucar e përkufizojnë më së miri, të zotëruarit të një profesioni dhe mundësitë që të ofron. Fatmir Zeqiri e dashuron punën që bën. Nisi si ndihmës në moshën 16 vjeçare dhe që prej asaj kohe, sot 67 vjeç nuk i është ndarë profesionit që sikundër pohon e ka ndihmuar të jetojë mirë dhe shkollojë fëmijët.

“Bëra kursin 9 muaj dhe më pas ika ushtar dhe kur erdha fillova të punoj. E kam pasur me pasion punën dhe me këtë rrita 3 fëmijë”, tha Fatmir Zeqiri.

Në asnjë moment nuk është penduar për zanatin e tij por nuk ka arritur që këtë dashuri tua trashëgojë edhe fëmijëve. Thotë se brezi I ri, kërkon të jetë I lirë, I pavarur në punën që bën.

“Zanati nuk vdes, djemtë e rinj nuk e pëlqejnë punën ndërsa ne kemi pasur shume durim”, u shpreh këpucari.

Ndonëse e ka kaluar moshën e pensionit, pleqëria duket larg për Fatmirin. Ai thotë se deri sa të jetë në gjendje, me dëshirë do vazhdojë të punojë për klientët që nuk e kanë braktisur kurrë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›