E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cirku Kombëtar Shqiptar: Jemi edhe ne

Cirku Kombëtar Shqiptar, sjell që prej të dielës, në arenën e tij në Tiranë, premierën e re "Jemi edhe ne", me numrat më të rinj sipas profileve të ndryshëm.

Shfaqja e cila përbëhet tërësisht nga numra të rinj vjen me një koncept të ri. Për ta bërë atë sa më argëtuese dhe dinamike, ndarjet e numrave nga njëri-tjetri bëhen nëpërmjet kllounadës, e cila sipas udhëheqëses artistike i argëton me tepër fëmijët. 

Premiera e re synon të nxisë sa më shumë spektatorë për të parë shfaqjet, shkruajne mediat shqiptare.Ndaj edhe shfaqja është titulluar “Jemi dhe ne”, sepse përgjithësisht publiku nuk ka informacion që cirku funksionon dhe jep shfaqje çdo të shtunë dhe të dielë në orën 10:00 pa pagesë. 

Në shfaqjen e cila zgjat një orë interpretojnë artistët e cirkut, por edhe të rinj të talentuar që vijnë nga studiot e Cirkut Kombëtar. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›