E Shtunë, 31 Tetor 2026

X Factor, mbi 700 pjesëmarrës nga Kosova

Pas përmbylljes së edicionit të dytë të X Factor Albania, produksioni ka vazhduar me përgaditjet për edicionin e ri.
Me datat 6 dhe 7 prill kanë filluar audicionet në Tiranë, për  të gjithe konkurentët e Shqipërisë.
Ndërkohë me datën 9 prill audicionet kanë vazhduar  dhe me datë 11 prill  në Prishtinë.

Në kryeqytetin e Kosovës, ka pasur shumë interesim nga të rinjtë. Moderatorja Alketa Vejsiu, e ka konfirmuar këtë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke shkruar: “Puna për X Factor nuk ndalet. Në Prishtinë mbi 700 pjesëmarrës. Popull i paparë këngëtar”.

Ndërkohë mentorja fituese e X Factor Albania 2, Tuna, ka bërë të ditur për mediat shqiptare se nuk do të rikthehet vitin që vjen në jurinë e X Factor. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›