Cirku kombëtar në udhëkryq dhe pa fonde
Cirku Kombëtar, një nga institucionet më të vjetra kulturore në Shqipëri, që ka dhënë qindra mijëra shfaqe brënda dhe jashtë kufinjëve, pas kaq vitesh gjendet përballë një handikapi. Me marrjen e statusit Cirk Kombëtar, nga një vendim i qeverisë, në fillim të vitit 2012-të, ai nuk do të jetë më në varësi të bashkisë së Tiranës, siç ka qënë vitet e fundit.
Por deri më tani ku 2012-ta është vetëm disa ditë larg, cirku nuk është në varësi të MTKRS-së, nuk ka një organikë dhe nuk ka një buxhet të miratuar.
E ndërsa kryetari i sindikatës së pavarur të artistëve Reshat Ibrahimi akuzoi drejtpërdrejtë ministrin e kulturës Aldo Bumçi për neglizhencë.
Edhe pse ndodhen përballë vështirësive, Cirku Kombëtar shfaqi për publikun premierën më të re me rastin e festave të fundvitit të titulluar "Thesaret e Cirkut". Drejtuesit kanë preferuar që kjo shfaqe të jetë një ndërthurje e numërave më të arrirë dhe më të bukur të interpretuar nga artistët e këtij institucioni.