Aprovimi i projektligjit në Francë, Turqia tërheq ambasadorin
Vetëm disa orë pasi Parlamenti Francez miratoi një projektligj që e shndërron në një kundravajtje penale mohimin e genocidit turk ndaj popullsisë armene, Turqia është kundërpërgjigjur duke tërhequr ambasadorin e saj nga Franca.
Largimi i Ambasadori Tahsin Burcuoglu do të bëhet të premten, ndërsa masat e mëtejshme të Turqisë ndaj Francës do të shpallet nga Kryeministri Erdogan, në një komunikatë të mëvonshme.
Senati Francez do të marrë në shqyrtim projektligjin konfliktual në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të vendosë nëse do ta shndërrojë atë në ligj, në bazë të të cilit mohimi i genocidit dënohet deri një vit heqje lirie dhe 45 mijë euro gjobë.
Ministri i Jashtëm Francez, Alain Juppe, bëri thirrje që projektligji të hidhej poshtë, por deputetët votuan me një shumicë të qartë pro tij. Në Francë banon një komunitet i gjerë armen, i cili ka ushtruar presion për njohjen zyrtare të genocidit.