E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, makina përplas motoçikletën, humb jetën 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në aksin rrugor Fier-Lushnje. pranë Kolonjës.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 17- vjeçari Arjan Salaj, i cili është përplasur nga një automjet me targa AA 375 AF, ndërsa po udhëtonte me një motorçikletë në afërsi të Kolonjës.
 

Mësohet se përplasja ka qenë e fuqishme duke bërë që i riu të ndërrojë jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë forcat blu kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Leonard Sherifi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›