"Cirku po vjen përsëri", aktivitete nga veriu në jug për sezonin veror

Pushuesit dhe turistët në vendin tonë dhe jo vetëm do të jenë pjesë e argëtimeve dhe dëfrimeve të ofruara nga Cirku Kombëtar përgjatë gjithë stinës së verës. Drejtori i Cirkut Kombëtar, Fatos Roshi, na prezantoi me projektin "cirku po vjen përsëri" i cili përfshin periudhën qershor-gusht 2012, ku aktivitetet do të fillojnë në pikën më ekstreme veriore dhe për të vijuar gjatë gjithë vijës bregdetare.
Projekti artistik, i cili në program përmban lojëra të shumta, numra akrobatik, numra me kafshë, humor, këngë lojëra me publikun dhe shumë surpriza të tjera përputhet edhe me një moment historik për Shqipërinë që është 100-vjetori i pavarësisë dhe kalimi i Cirkut të Tiranës në Cirk Kombëtar.