Gramsh, mbytet në liqen 15 vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Një 15-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në ujrat e liqenit te fshatit Lenije, të Gramshit. Bëhet fjalë për të riun me iniciale K.XH, i cili kishte shkuar të lahej në liqe me shokët dhe kanë qenë pikërisht këta të fundit ata që kanë lëshuar dhe alarmin për ndihmë.
Ndërkaq polumbarët janë angazhuar dhe kanë nisur kërkimet për nxjerrjen e trupit të 15-vjecarit.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar diçka më shumë lidhur me shkaqet që kanë çuar në mbytjen e të riut.