E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni kap bluzat e bardha, shkarkohen 3 mjekë të Psikiatrikut

Pezullime nga puna në radhët e bluzave të bardha në qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë ditës së sotme është shkarkuar nga detyra Drejtoresha e Spitalit Psikiatrik, Antonela Agaj, nën akuzën për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Po kështu janë pezulluar nga ushtrimi i funksionit publik dhe dy mjekë të KEMP-it, Diana Brahimuço dhe Shqiponja Rrapi, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh, për marrjen e kempit.
 

Vendimi për pezullimin e tyre është dhënë sot nga Gjykata e Vlorës, duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë aksionesh anti- korrupsion, pasi pak ditë më parë u bë arrestimi i 4 mësueseve në gjimnazin e Kamzës, pasi merrnin para në këmbim të ndihmës në provimet e maturës.
 

Ndërsa dy ditë më parë u arrestua një pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan për mitmarrje në këmbim të notave kaluese në provime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›