E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cirku shqiptar per here te pare ne France

Për herë të parë dy artistë të rinj  bëjnë realitet ëndrrën e tyre. Fiqiri Luli dhe Sabina Troshku prekin skenën botërore duke u përzgjedhur nga juria ndërkombëtare mes 1000 numrash nga e gjithë bota.

Përmes këtyre artistëve Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në eventin më të  rëndësishëm të cirkut , në Francë. Për to kjo është akoma një ëndërr. 
Profesori i tyre Pavli Sallata i përlotur shprehet se kjo është surpriza më e bukur e karrierës së tij.

Kompeticioni botërorë i cirkut në Francë për nga rëndësia është i dyti pas atij të Monte Karlos. Pjesëmarrja është e rëndësishme , por artistët me gjuhen e trupit shprehin kështu gëzimin nëse do rrëmbejnë  një nga tre medaljet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›