Reforma ne sistemin arsimor ushtarak
Sfida e përhershme e Forcave të armatosura shqiptare mbetet arritja dhe ruajtja e standardeve të një vendi anëtar i NATO-s.
Një nga këto standarde është edhe reforma në sistemin arsimor ushtarak.
“Të grihet një grup pune i cili brenda muajit Prill të përfundojë një studim të plotë faktmbledhës për të gjithë problematikat që lidhen me sistemin arsimor në FA, mësimdhënien, cilësinë e personelit, standardet dhe përmbajtjen e curriculave”- u shpreh Imami në analizën vjetore të dikasterit që ai drejton.
Detyra këto që sipas ministrit të Mbrojtjes, Imami duhet të përfundojnë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit.
Detyrë kryesore e këtij dikasteri mbetet edhe modernizimi i FA dhe forcimi i bashkëpunimit ushtarak me vendet e NATO-s dhe rajonit
“Zgjerimi i hartës së bashkëpunimit, mbi bazën e parimit të “cost-sharing” dhe në shërbim të rritjes dhe konsolidimit të kapaciteteve tona dhe zhvillimit të FA; bashkëpunimi në funksion të realizimit të Objektivave të Kapaciteteve (CT), pjesëmarrjes në operacione të drejtuara nga NATO, BE apo OKB, si dhe në përballimin e emergjencave civile të përbëjnë synimet kryesore në fushën e bashkëpunimit ushtarak me vendet e NATO-s dhe të rajonit. Harta e bashkëpunimit dypalësh në fusha konkrete e konsoliduar gjatë vitit 2012 duhet të avancohet më tej”- theksoi ministri i Mbrojtjes Imami.
Një tjetër mision i rëndësishëm i ministrisë së Mbrojtjes mbetet edhe procesi i demontimit i cili do të përfundojë brenda 6-mujorit të parë të vitit.