E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cirkut Kombetar i eshte rikthyer spektatori

Cirkut Kombëtar i është rikthyer spektatori. Fëmijët të shoqëruar nga prindërit kanë mbushur plot arenën, krahas  650 vendeve ,  vihet re edhe  shtim karrigesh për të akomoduar spektatorët. Premiera “Jemi edhe ne” e ka përmbushur misionin  sipas drejtores artistike, Alketa Haxhiu   Shfaqja përbëhet tërësisht nga numra të rinj me pjesëmarrje të gjerë  të brezit që duket premtues. Edhe konferencierja mitike, Pranvera Sallata stafetën e lë te dy klounët, ku prezantojnë çdo numër plot humor. Asistencën, prezantimin dhe interpretimin I është besuar tërësisht brezit të rinj, ku nuk mungojnë edhe fëmijët. Edhe  ndërrimi i objekteve  realizohet  nëpërmjet kllouëve që edhe fëmijët të argëtohen, këta dy personazhet luajnë dhe me publikun, luajnë dhe me fëmijët duke i dhëne ritwm  shfaqjes. Në shfaqjen e cila zgjat një orë interpretojnë artistët e cirkut, por edhe të rinj të talentuar që vijnë nga studiot e Cirkut Kombëtar.
Artistët e morën satisfaksionit përmes duartrokitjeve të fëmijëve, por një gjë është e sigurt që kushtet në cirk duhet të përmirësohen. Me nxehjen e motit  qëndrimi në çadër  bëhet i pa mundur. Organizatorët shpresojnë që edhe me  funksionimin permes një bilete simbolike me cmi8m 10 leke  publiku të vijw në cirk.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›