E Shtunë, 31 Tetor 2026

Citigroup shkurton 50 mije vende pune

Gjigandi bankar amerikan “Citigroup” lajmeroi se do te shkurtonte 50 mije vende pune duke u perpjekur te reduktoje kostot pas prekjes nga kriza financiare globale.

Ne nje njoftim ne faqen e saj te internetit, kompania beri te ditur se do e conte numrin e punetoreve ne 300 mije. Deri ne fund te shtatorit, banka, e vendosur ne Nju Jork, kishte 352 mije punonjes.

Ende nuk dihet se cila pjese e kompanise do te preket me shume, por sipas mediave shkurtimet mund te behen ne sektorin e investimeve dhe sherbimit shendetesor.

“Citigroup” eshte banka e dyte me e madhe ne SHBA nga asetet pas “JPMorgan Chase”, e cila u godit nga kriza financiare disa kohe me pare.

Vetem kater javet e fundit kompania humbi me shume se 20 miliarde dollare.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›