SHBA: Rrembimi i anijes cisterne, akt i paprecedente

Rrembimi i anijes cisterne me nafte ne oqeanin paqesor nga piratet somaleze cilesohet si akt i paprecedent nga komandantët e Flotës Amerikane.
Ata thonë se ky incident shënon një pikë të rëndësishme kthese në aftësitë e tyre për të kryer rrëmbime në det të hapur.
Anija saudite, "Sirius Star" me një ekipazh prej 25 vetësh, tashmë po i afrohet bregut verior të Somalisë. Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, Admirali Mike Mullen, deklaroi në Pentagon se piratët ishin të stërvitur dhe të armatosur mirë.
"Ata janë shumë të aftë në veprimet që bëjnë, janë të armatosur shumë mirë dhe taktikisht veprojnë në mënyrë të efektshme", tha admirali Mullen. Dhe në momentin kur arrijnë të ngjiten në bordin e anijes, bëhet shumë e vështirë që t'i zbrapsësh, sepse është e qartë se tani ata mbajnë edhe pengje.