E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kerkon shtim te trupave te OKB ne Kongo

Franca ka paraqitur nje projektrezolute ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, qe synon forcimin e misionit te OKB-se ne Republiken Demokratike te Kongos.

Sipas kesaj rezolute, pritet te rritet numri i trupave te OKB-se me 3 mije ushtare me shume. Aktualisht ne Kongo jane dislokuar 17 mije ushtare dhe police.

Perleshjet mes forcave qeveritare dhe rebeleve ne lindje te vendit kane detyruar qindra mijera njerez te braktisin shtepite dhe kane shkaktuar krize humanitare.

Ende nuk dihet se cilat vende do te kontribuojne me trupa shtese dhe as kur do te vendosen keto forca, por Keshilli i Sigurimit do ta votoje kete propozim brenda javes.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›