City Mancini Te ndryshojme mentalitetin

Manchester City ka nevoje per nje ndryshim mentaliteti pas shume ankesave qe po ndodhin ne dhomat e zhveshjes. Ky eshte mendimi i trajnerit te ekipit Roberto Mancini.
I fundit qe eshte shfryre perpara shtypit eshte Shay Given pasi ka humbur fanellen e titullarit ne ekip.
Perpara tij te njejten gje ka bere edhe Emmanuel Adebayor qe ishte ankuar se ka perfunduar ne pankine.
E kuptoj se kush nuk luan nuk eshte i kenaqur. Edhe une kam qene nje futbollist dhe e di se si ndihesh. Por nese duam te arrijme objektivat tane duhet te ndryshojme mentalitet. Nuk eshte e mundur qe cdo tre dite nje futbollist te lere intervista sepse nuk luan eshte shprehur Mancini.