Carling Cup gjunjezohen te medhenjte

Blute e Ancelotit u munden me rezultatin 3-4 nga Newcastle edhe pse kaluan te paret ne avantazh me Aanholt qe ne minuten e 6 te takimit. Miqte debutues kete sezon ne Premierlige permbysen gjithcka teksa barazuan me Ranger dhe kaluan ne avantazh me Taylor ne minuten e 39 te takimit. Pjesa e pare mbyllet 1-2 per Neecastle.
Ne fraksionin e dyte miqte befasojne serish teksa gjejne golin e trete me Ameobin. Chelsea rigjen forcen e barazon me nje dopjete te Anelkas fillimisht ne minuten e 70 e pastaj ne te 86. Por pikerisht kur mendohej se takimi do ti drejtohej kohes shtese Newcastle trondit serish skuadren e Ancelotit teksa gjen golin e kater dhe kualifikues per ne raundin e metejshem serish me Ameobin.
Supriza tjeter e kesaj mbremjeje ishte Northampton skuader e Liges se II angleze qe munden Liverpulin 2-4 fale goditjeve te 11 metershave pasi 120 minutat e lojes perfunduan ne barazim 2-2.
Edhe Manchester City u eleminua nga nje tjeter emer modest ne futbollin anglez. West Bromwich munden skuadren e Mancinit me rezultatin 2-1.
Nderkohe qe asnje surprize nuk u dhurua ne takimet e tjera. Ashtu sic edhe pritej Manchester United fitoi 2-5 ndaj Scunthorpe Aston Villa 3-1 ndaj Blackburnit dhe Wigani 2-1 ndaj Prestonit.