E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi shkaterron Barin

Duket se idete e trajnerit Benitez po zene vend ne skuadren zikalter. Kampionet ne fuqi shkaterruan me rezultatin 4-0 Barin duke marre te vetem kryesimin e Serise A me 10 pike.

Dopjeta e Militos dhe ajo e Etoo vulosen takimin e javes se katert te kampionatit italian. Fillimisht shenoi Milito ne minuten e 27 te takimit me pas me nisjen e pjeses se dyte dyfishoi ne te 50 Etoo per te ardhur tek goli i trete ne minuten e 63 serish me kamerunasin protagonist. Kater minuta nga perfundimi i takimit Milito vulos rezultatin e takimit. Inter fiton 4-0.

Nderkohe superndeshja e kesaj jave ajo mes Lacios dhe Milanit mbyllet ne barazim 1-1. Golat u shenuan nga Ibrahimovic ne te 66-en per miqte dhe Flokari ne minuten e 81 per vendasit. Ky ishte barazimi i dyte radhazi per kuqezinjte ne Serine A pas atij me Katanian ne San Siro.

Ne ndeshjet e tjera Kievo vazhdon paraqitjen perfekte teksa kete jave ka dhuruar nje fitore surprize ndaj Napolit ne transferte me rezulatin 1-3 Lece barazoi me Parmen 1-1 aq sa edhe Xhenoa me Fiorentinen ndersa Katania rikthen me kembe ne toke ezenan teksa e ka mundur ate me rezultatin e paster 2-0 Kaljari barazoi pa gola me Sampdorian. Nderkohe qe 2-1 fituan edhe Breshia e Bolonja perkatesisht kunder Romes dhe Udinezes.

Java e katert e Serise A mbyllet me ndeshjen Juventus-Palermo mbremjen e se enjtes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›