E Shtunë, 31 Tetor 2026

City arrinë marrëveshjen e parë!

Manchester City sipas të gjitha gjasave ka arritur marrëveshjen e parë për transferin e ri. Sipas mediave angleze, City ka arritur marrëveshje për blerjen e yllit të Shakhtar Donetsk, Fernandinho. Mesfushori brazilian thuhet se do ti bashkohet Cityt në muajin qershor.

Agjenti i Fernandinhos thuhet se ka arritur arkordin me zyrtarët e Cityt për transferimin e tij në Manchester në edicionin tjetër. City thuhet se është pajtuar që të paguaj 23 milion funta për mesfushorin fantastik brazilian.

Ishte pikërisht Fernandinho ai që shënoj gol kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve në fitoren 2 me 1, gol që edhe e eliminoj Chelsean nga faza e grupeve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›