E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes portieri i njohur kroat

Portieri i njohur kroat, Ivan Turina ka vdekur mbrëmë papritmas. Portieri i skuadrës suedeze AIK, Turina është gjetur i vdekur në banesën e tij në moshën 31 vjeçare. Në autopsitë e para të bërë për vdekjen e tij, është konfirmuar se vdekja e tij është natyrore.

Turina ishte zgjedhur në vitin 2009 si portieri më i mirë në ligën kroate si portier i Dinamo Zagrebit. Turina poashtu mbronte edhe ngjyrat e përfaqësueses kroate për 4 vite me radhë.

Portieri shtatëgjatë kroat ishte i kërkuar para pak vitesh edhe nga skuadra të njohura të Series A por që zgjodhi qëndrimin në Suedi pasi që e kishte familjen atje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›