City fiton, barazim mes Chelsea dhe United

Manchester City kalon në -1 nga Arsenali teksa pret ndeshjen e nesërme të Topçinjve. Në Etihad, skuadra e Guardiolës bën një lojë të mirë dhe pas humbjes ndaj Liverpool-it, ngrihet sërish duke fituar 3-1 me Brighton. Pjesa e pare, në të cilën Qytetarët menaxhojnë posedimin e topit, me skuadrën mike që mbyll hapësirat. Sfida zhbllokohet në minutën e 22-të kur Haaland parakalon një seri kundërshtarësh dhe me thjeshtësi ekstreme dërgon topin në rrjetë. Në gjysmë ore De Bruyne merr një pasim të shkëlqyer brenda zonës dhe tenton të gjuajë, por mbrojtja e Brighton është e kujdesshme.
Këtu loja ndryshon sërish: në 39′ Bernardo Silva bie në zonë pas një kontakti. Fillimisht arbitri lejoi lojën të vazhdojë, por VAR e thërret. Pas shikimit të faullit, Paëson tregon pikën e bardhë. Nga njëmbëdhjetë metra shkon norvegjezi që kompleton dopietën e tij. Në fillim të pjesës së dytë Trossard shkurton distance, pikërisht në 53′.
Skuadra e De Zerbit duket se merr guxim: Allister dhe Lamptey impenjon mbrojtjen e vendasve. City përgjigjet me Laporten, i cili me një goditje të shkëlqyer me kokë preku shtyllën. Menjëherë ndërrohen frontet, me Trossard që provon por Ederson me një pritje të madhe i mohon gëzimin e golit. Në 75′ De Bruyne firmos për 3-1 dhe mbyll ndeshjen. Me këtë fitore, City ngjitet në 26 pikë.
Spektakël në Stamford Bridge, por golat vijnë vetëm në finale: ndeshja e madhe mes Chelsea dhe Manchester United përfundon 1-1. Pjesa e parë mbyllet pa gola, por në fakt, ka shumë mundësi, veçanërisht për Djajtë e Kuq. 0-0 zgjati deri në minutën e 87-të, kur McTominay shkaktoi penalltinë për vendasit.
Nga pika e bardhë, Jorginho zhvendos de Gean dhe duket se i jep fitoren skuadrës së Potterit. Vetëm në minutën e 94-të, megjithatë, pati një dush të ftohtë për Blutë dhe Stamford Bridge: krosimi i Shaë dhe goditja me kokë e Casemiro.
Kepa prek, por topi godet shtyllën dhe kalon vijën e portës pavarësisht tentativës së portierit të Chelseat për ta mbajtur topin në vijë. Ky barazim lë një shije të keqe për blutë, të cilët megjithatë mbeten të katërt në +1 ndaj Djajve të Kuq, të cilët e çojnë në katër vargun e rezultateve të dobishme radhazi me 4 pikë në dy ndeshjet e fundit të mëdha.