Nottingham Forest impresionon, Liverpool bie

Me shumë stil vjen fitorja e dytë në Premier për për Nottingham Forrest. Skuadra e sapo promovuar arrin suksesin në shtëpi kundër Liverpool 1-0 duke u çliruar nga vendi i fundit në renditje, ndërsa Reds humbasin mundësinë për të hyrë në zonën europiane. Pjesa e pare, e favorshme për Liverpool, Carvalho provon pas tetë minutash, por Dean Henderson eviton rrezikun.
Përgjigja e vendasve është me gjuajtjen e Lingard pak pas gjysmë ore, por Alisson është i kujdesshëm. Mesi i pjesës së dytë sheh monologun e Nottingham Forest-it, menjëherë në avantazh në minutën e 56-të me Aëoniyi: tentativa e parë e sulmuesit që përfundon në shtyllë, por vetë Aëoniyi është më i shpejti për të marrë topin dhe këtë here e dërgon në rrjetë.
Pritej reagimi i të kuqve, por në vend të kësaj është përsëri Nottingham që shfaqet i rrezikshëm dhe prek dyfishimin disa herë në kundërsulm: në 58′ goditja e Gibbs-White devijohet nga ndërhyrja e mrekullueshme e Milner, më pas Alisson bën dy mrekulli autentike ndaj Johnson në minutën e 69-të dhe ndaj Yates në minutën e 86-të.
Përpjekje në finale e Liverpool-it, skuadra e Cooper-it mbyllet në fortesë. Edhe Alisson hidhet përpara në disa raste në goditje këndi, por është e kotë, City Ground shpërthen nga gëzimi.