E Diel, 1 Nëntor 2026

City i Pellegrinit, 4-she Newcastle për nisje të mbarë

Skuadra e Manuel Pellegrinit ka fituar ndeshjen e javës së parë përballë Newcastle United me rezultatin e pastër 4-0.
Golat për nënkampionët e Anglisë u shënuan nga Silva (6), Aguero (22), Yaya Toure (50) dhe Sami Nasri (74), ndërkohë që miqtë luajtën për 45 minuta me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Taylor.

Me lojën e bërë gjatë kësaj sfide City tregoi se do të jetë një rival serioz në luftën për titull bashkë me Manchester United dhe Chelsea.

Duhet përmendur se në këtë takim Pellegrini nuk kishte grumbulluar malazezin Stevan Jovetiç, ndërsa Alvaro Negredo e nisi ndeshjen nga stoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›