Inter përforcohet edhe me një lojtar

Më në fund edhe Interi përforcohet. Prej kohësh flitej për një goditje në mesfushë, dhe duke parë se Nainggolan kushtonte dhe Wellington nuk bindte, Mazzarri i kërkoi klubit Saphir Taider.
Branca ka arritur akordin me drejtuesit e Bolognas për blerjen e gjysmës së kartonit të mesfushorit 22-vjeçar për 5.5 mln Euro si dhe kalimin në huazim të Laxalt drejt Bolognas e cila në fund të sezonit mund të blejë gjysmën e kartonit të uruguajanit.
Për Taider është gati kontrata 4-vjeçare me një pagë prej 800-900 mijë Euro në sezon./indeksonline/