E Shtunë, 31 Tetor 2026

City ka nevojë edhe për tri-katër përforcime

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se i duhet të transferojë edhe “tre ose katër” futbollistë të tjerë për t’i dhënë skuadrës së tij mentalitetin fitues që i nevojitet.

Manchester United është favorit për të mbrojtur titullin, edhe pse në vitet e fundit ka shpenzuar më pak se rivali i tij lokal, por Mancini beson se mund të kompletojë një projekt në City nëse transferon edhe disa futbollistë kualitativë me mentalitetin e duhur.

“Ne e humbëm Yayan dhe Kolo Touren për Kupën e Afrikës dhe kishim disa lëndime si Vincent Kompany, Joleon Lescott dhe Sergio Aguero”, tha ai. “Ndoshta vitin e ardhshëm nëse humbin dy futbollistë të rëndësishëm, mund të kemi dy të tjerë po aq të mirë që mund t’i zëvendësojnë ata”, shtoi italiani.

Mancini beson se Cityt i duhen edhe disa përforcime për të kompletuar skuadrën. “Deri më tani kemi nderuar një skuadër të fuqishme, dhe mendoj se me tre ose katër përforcime me mentalitet të fuqishëm, do ta kompletojmë atë. Ndoshta na nevojitet kohë, por ne tashmë jemi shndërruar në një prej ekipeve më të mira në Evropë. Dallimi me Unitedin është në skuadrën e tyre, jo në ekipin titullar”, përfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›