E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq kërkon ndarje të Kosovës në dy pjesë

(E plotësuar) Kreu i Partisë Socialiste Serbe (SPS), Ivica Daçiq tha sot se serbët dhe shqiptarë mund të pajtohen, por nuk mund të jetojnë bashkë dhe për këtë arsye nevojitet ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës, “si zgjidhje e vetme reale”, sipas tij. Ai këtë deklaratë e dha për një televizion serb dhe në kohën e fillimit të fushatës zgjedhore parlamentare e presidenciale më 6 maj. .

Ai për planin prek katër pikash, që e ka propozuar presidenti aktualisht në dorëheqje Boris Tadiq, vlerësoi se është plan i papërpunuar, por megjithëkëtë “ai plan do të thotë autonomi të serbëve në kuadër të Kosovës”.

Por Daçiq kërkon zgjidhje tjetër. Sipas tij, është i domosdoshëm realiteti, “e kjo është ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës”, transmeton Koha.net.

“PËr shkak të situatës në terren, është kyçe që serbët të mebten të jetojnë në Kosovë, kurse ne të kemi qëndrim dhe politikë të qartë e të fuqishme për arsye të së cilës ata do të mbeteshin të jetonin atje”, përfundoi Daçiq.

Daçiq: Jo Kosovën, për BE

Lideri Partisë Socialiste të Serbisë, SPS, Ivica Daçiq, thotë se nëse do të bëhet president i Serbisë nuk do të lejojë që të tjerët të sakrifikojnë Kosovën dhe Republika Serpska për BE-në, raporton B92.

Daçiq, po ashtu, ka thënë se disa “ia kanë parë për të madhe” pse në kalimet administrative ka arrestuar “disa shqiptarë”

"Do të burgos edhe më tutje, derisa të rrezikojnë rregullimin kushtetues të Serbisë. Më kanë ftuar nga BE-ja dhe më kanë thënë që t’i lirojë menjëherë, por iu kam thënë se po, kur t’i lironi serbët në Kosovë. Kështu mbrohet Serbia, dhe jo me lëshime të vazhdueshme dhe përulje në gjunjë ", ka thënë Daçiq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›